Giorgio Chiellini thotë se ‘ka pajtim për gjithçka’ rreth marrëveshjes së tij të re me Juventusin.
26-vjeçari tashmë disa muaj është në negociata me Biankonerët për të vazhduar marrëveshjen, derisa Manchester City dhe Manchester Unnited raportohej se ndiqnin situatën dhe ishin gati ta transferonin italianin në Ligën Premier.
“Është arritur pajtim për të gjitha detajet e marrëveshjes së re. Mbeten vetëm disa punë të vogla burokratike”, ka thënë Chiellini.