Milos Krasiç do të mungojë kundër Milanit dhe Çezenës. Gjykata e drejtësisë e Federatës Italiane, ka hedhur poshtë kërkesën e paraqitur nga Juventusi pas skualifikimit të serbit, fajtor se ka simuluar një faull duke marrë një penallti kundër Bolonjës. Lojtarit bardhezi i është konfirmuar pezullimi në dy ndeshjet e ardhshme “pasi masa e marrë është konsideruar e drejtë për shkak të qëndrimit antisportiv të futbollistit”.
Kështu, nuk ka patur sukses mbrojtja e avokatëve bardhezinj që ishte bazuar te fakti se veprimi i lojtarit ishte instiktiv dhe jo i paramenduar dhe gjithashtu nuk ka shërbyer as prezenca e vetë Krasiçit në Federatën Italiane. Për gjykatësin sportiv dhe gjykatën e drejtësisë nuk ka patur faull të mbrojtësit të Bolonjës, por vetëm një simulim të juventinit.