Njeriu padyshim më kontravers në futbollin italian, Luciano Moggi, ka vazhduar betejën e tij në vërtetimin e mos ekzistencës së Calciopolit, duke thënë se një gjë e tillë kurrë nuk ka ndodhur.
“Njerëzit kanë tentuar të më japin një imazh më ndryshe nga ai që jam. Ata që u besojnë gazetave të caktuara, më shohin si njeri të fajshëm të një sistemi që kurrë nuk ekzistoi. Dhe ata vazhdojnë ende në këtë mënyrë…”.
“Por, ata duhet të jenë të kujdesshëm. Erërat po ndryshojnë dhe rrezikojnë të sëmuren”, shkroi Moggi në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb.
“Sa i përket Scudettos së marrë, ky është problem i vjetër. Juventusi ka të drejtë, por nuk është mbrojtur kur ata kanë mundur dhe kur është dashur të kërkohej rimarrja. Ata thjeshtë është dashur ta apelojnë vendimin dhe do të ndryshohej historia”.
“Juventusi nuk do të ishte dërguar në Serie B po që se do të kishte ndodhur një apel. Njerëzit kanë filluar të shohin kush kishte të drejtë dhe kush gabim pas katër viteve. Ne kurrë nuk u kemi thënë të tjerëve ‘na lejoni t’i fitojmë ndeshjet’, por të tjerët po”, përfundoi ai. /