28 tetor 2010

Grosso dhe Salihamidzic do te largohen ne janar nga Juventusi

Nuk është lajm i ri fakti që Fabio Grosso dhe Hasan Salihamidzic nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit bianconerë, Luigi Delneri.

Sipas të gjitha gjasave që në afatin e janarit të dy lojtarët do të bëjn gati valigjet dhe do të largohen nga klubi, këto indikacione i ka konfirmuar edhe Sky Sport.

Drejtori sportiv, Beppe Marotta ka deklaruar që do të ketë largime nga skuadra gjatë janarit para se të vendosin për të blerë ndonjë lojtar dhe largimet pritet të jenë pikërisht Salihamidzic dhe Grosso.