
Sipas shtypit italian, Juve e ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Lazios, Luis Pedro Cavanda.
19 vjeçari që nga viti 2007 është pjesë e skuadrës së Lazios, por deri këtë stinor kishte luajtur me skuadrën e të rinjve, kurse këtë stinor ai debutoi me Lazion në Serie A, kurse kundër Milanit ai luajti që nga minuta e parë duke bërë një paraqitje mjaft të mirë përballë brazilianit Ronaldinho dhe shokëve të tij.
Lazio e sheh si një lojtar shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, prandaj do të jetë i vështirë transferimi i tij te bianconerët.