Thiago Silva është gati për të luajtur.
Sot braziliani ka trajnuar me grupin në Milanello dhe sipas Milannews.it, Thiago Silva do të jetë në dispozicion për natën e shtunë.
Sokratis Papastathopoulos nuk ishte mjaft i mirë natën e kaluar, i la Ezequiel Lavezzit shumë hapësira dhe është ndoshta për t’u fajësuar për golin e në minutat e fundit.
Kthimi i Silva në mes të mbrojtjes është një lajm shumë i mirë për Milanin, pasi ndeshjet e ardhshme kundër Juventusit dhe Real Madridit në San Siro, do të jenë shumë të rëndësishme për rossonerët.
Luca Antonini, i cili u lëndua, thuhet të jetë gati për Juven, si dhe, ai do të bëjë kontrolle të mëtejshme për të përjashtuar se ka ndonjë problem me të.
Massimo Ambrosini ndërkohë është duke shkuar në trajnim dhe mund të luajë të shtunën .