Do të jetë një Juventus me shumë mungesa ai, që do të paraqitet të shtunën në mbrëmje në “San Siro” kundër Milanit. Dëmtimi i dyfishtë i Iakuintës dhe Amaurit, pa harruar skualifikimin e Milos Krasiç, do ta detyrojë Del Nerin të zgjedhë formacionin midis një numri të pakët lojtarësh. Në sulm do të ketë hapsirë për dyshen Kualjarela-Del Piero dhe nuk është për t’u përjashtuar përdorimi i një moduli pa mesfushorë krahu.
Del Neri, duke parë mungesën e ish-lojtarit të CSKA-së së Moskës, dhe paraqitjet e Pepes, mund të zgjedhë t’i besojë skemës 4-3-1-2, me Akuilanin në pozicionin e mesfushorit të avancuar dhe Markizio, Felipe Melo dhe Sisoko para mbrojtjes. Një alternativë absolutisht e re që do të provohet nga trajneri bardhezi në stërvitjet e ardhshme.