07 tetor 2010

Kielini: Objektivi ynë është Championsi

“Interi mbetet skuadra më e fortë, por ne nuk duhet të ndjekim vetëm Interin. Juventusi duhet të përmirësohet kundër skuadrave më të dobëta”. Kështu ka folur Xhiorxhio Kielini. “Këtë vit do të jetë thelbësore të sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve për të rigjetur entuziazmin dhe për t’u rritur më shumë si skuadër”.

Ndërkohë, kanë ardhur lajme të këqia nga Vinovo: Rinaudo duhet të operohet për shkak të hernies diskale. “Nëse do të arrijmë në Champions mund të kërkojmë të marrim lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Dhe nuk e kam fjalën për ata që nuk kanë ardhur këtë vit si Di Natale apo Borrielo”, ka shtuar Kielini, i cili më pas ka siguruar tifozët në lidhje me të ardhmen e tij me bardhezinjtë: “Kontrata ime?

Mungojnë vetëm disa detaje, për momentin ka vetëm një shtrëngim duarsh dhe mua kaq më mjafton”. Italia do të ndeshet me Serbinë në eleminatoret për Euro 2012 dhe Kielini ka zbuluar një këshillë që i ka dhënë Del Neri për këtë takim: “Më ka thënë të tregohem i kujdesshëm me Krasiç”, - ka thënë Kielini duke qeshur.