“Pasi kanë përfunduar dy ditët pushim që na janë dhënë pas ndeshjes së “San Siro”-s, do të rikthehemi në Vinovo për t’u stërvitur, në pritje të rifillimit të kampionatit. Barazimi 0-0 me Inrerin vlen më shumë nga sa tregon në të vërtet ky rezultat.
Jam i kënaqur me lojën që ka bërë skuadra, për mënyrën se si jemi pozicionuar në fushë, për personalitetin që kemi treguar, për atmosferën pozitive dhe korrekte, në të cilën është zhvilluar ndeshja, por dua që të jetë e qartë se unë nuk jam i kënaqur plotësisht për rezultatin që kemi marrë sepse objektivi ynë është gjithmonë fitorja”.
Këto kanë qenë fjalët e Alesandro Del Pieros, i cili duket se është mërzitur me shenjën “X”, dhe nga faqja e tij zyrtare në internet ka provuar të karikojë ambientin bardhezi. “Sigurisht rezultati 0-0 në “San Siro” vlen më shumë se një barazim, sepse është një pikënisje e mirë dhe një etapë e rëndësishme në rrugën tonë drejt përmirësimit, për të arritur aty ku duam të arrijmë. Dhe tani duhet t’i futemi punës…”, ka saktësuar kapiteni bardhezi.