Mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, Gareth Bale, është duke konsumuar interesim të vazhdueshëm nga Juventusi, Interi dhe Milani, të cilët janë të gatshëm që të paguajnë çdo çmim për njeriun kryesor të Tottenhamit.Il Corriere dello Sport pohon se ka intersim të madh italian në uellsianin, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme. Edhe Interi por edhe Milani kanë tentuar transferimin e tij në të kaluarën, por nuk ia arritën dot. Sidoqoftë, ata së bashku me Juventusin, janë të gatshëm për të marrë në dorë çdo mjet për ta transferuar atë në Serie A.
Problemi është që Harry Redknapp ka deklaruar se lojtari i tij kryesor nuk është në shitje. Për të hyrë në tavolinën e bisedimeve me Tottenhamin, skuadrat duhet ta kenë si ofertë fillëstare shumën prej 40 milionë eurosh. Skuadrave italiane mendohet se do t’u bëjë konkurrencë Manchester United