Juventusi është ende në kërkim të sulmuesit boshnjak të Wolfsburugt, Edin Dzeko, ndërsa agjenti i këtij të fundit tani ka dalë publikisht për të pranuar se klienti i tij është fare pranë kalimit te gjiganti italian, skuadra më e trofeshme italiane, Juventus.“Nuk është e vërtetë që ne tashmë kemi aritur marrëveshje me Juventusin për qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa e mohoj një transferim gjatë janarit”.
“Unë kam biseduar me drejtorët e Juventusit gjashtë muaj më parë, por nuk ka pasur asgjë më shumë. E ardhmja e Dzekos? Ai nuk do të largohet në janar, por të shohim në qershor”, ka thënë Irfan Redzepagic, agjenti i sulmuesit.