Gianluigi Buffon është më i mirë se Peter Schmeichel, Iker Casillas dhe një mori portierësh legjendarë, sipas Federatës Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS).Anëtarët e organizatës e kanë votuar portierët më të mirë në 25 vitet e fundit dhe Buffon ka dalë i pari me 197 vota në emër të tij.
Dhe derisa top 10 në listë ka hapur debate, njëshi i Juventusit mban kreun. Po ashtu vlen të thuhet se në mesin e dhjetë më të mirëve nuk është asnjë portieri anglez.
Top 10 i portierëve më të mirë në 25 vitet e fundit, sipas IFFHS -
1 - Gianluigi Buffon
2 - Peter Schmeichel
3 - Edwin van der Sar
4 - Iker Casillas
5 - Oliver Kahn
6 - Jose-Luis Chilavert
7 - Andoni Zubizaretta
8 - Walter Zenga
9 - Claudio Taffarel
10 - Michel Preud'Homme