Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është ndarë i pakënaqur me barazimin e ekipit të tij ndaj Salzburg Red Bull në kuadër të Europa League.Vendasit austriakë kaluan në epërsi që në pjesë të parë, ndërsa Juventusi nxori një pikë vetëm pas inkuadrimit të Milos Krasic në fillim të pjesës së dytë dhe pas disa mbrojtjeve të spektakolare të Alex Manninger.AA
“Çdo ekip mund t’ju shkaktojë probleme nëse nuk jeni të përgatitur të përballeni me ta në mënyrën e duhur. Disa lojtarë janë prapa në nivelin e formës së tyre, si Amauri. Në pjesën e dytë ne luajtëm më me bindje. Inkuadrimi i Krasic solli më shumë shkëlqim futbollit tonë”, ka thënë Del Neri.
Para kësaj ndeshje, Salzburg nuk kishte shënuar asnjë gol të vetëm e as nuk kishte fituar asnjë pikë të vetme në Europa League.
“Në mënyrë të dukshme, këto ndeshje duhet të veprojnë si mësim për ne. Nëse ne luajmë kështu, ne do të eliminohemi nga Evropa”, ka shtuar trajneri italian