20 tetor 2010

Del Piero: Te Juve kam fituar 17 tituj

Në Gjykatën e Napolit është zhvilluar një tjetër seancë e gjyqit “Calciopoli”, ndërsa si dëshmitarë janë paraqitur arbitri Taljavento dhe futbollistët Frei, Domici e Del Piero. Kapiteni i Juventusit ishte thirrur nga avokati mbrojtës i ish-arbitrit De Santis. Në seancë munguan për pamundësi për t’u paraqitur Xof, Gali, Dondarini, Bergonxi dhe Ibrahimoviç, me këtë të fundit që do të merret në pyetje të martën e ardhshme, më 26 tetor, pas ndeshjes Napoli-Milan. Gjatë fjalës së tij, Del Piero deklaroi: “Sa tituj kam fituar? Unë them 17, por ka disa të tjerë që thonë 15 (duke kujtuar dy kampionatet e hequra të bardhezinjve). Që prej periudhës kur kam nisur të luaj futboll, të gjithë trofetë që kam parë të fitohen kanë qenë me meritë, si të Juventusit, ashtu edhe të skuadrave të tjera. Në atë periudhë, Juve ishte një skuadër shumë e fortë, e ndërtuar për të fituar dhe për të luftuar në çdo front, ndërsa klubi ka investuar shumë në merkato”.

Nga: B.Dragusha