Sulmuesi i Real Madridit, Benzema duket se është objektivi i parë i bianconerëve për afatin e janarit.Drejtori gjeneral, Beppe Marotta ka deklaruar se bianconerët e kanë ndër mend të blejnë një sulmues në janar, dhe përkundër faktit që së fundi është përmendur edhe emri i Edin Dzekos, shtypi italian shkruan që objektivi primarë mbetet Benzema.
Menaxheri i Dzekos i kishte mohuar zërat e Diegos se sulmuesi boshnjak do t’i bashkohej Juventusit.
Dhe në ndërkohë, Marotta është shprehur që sulmuesi francez, Benzema ishte nën konsideratë: “Në janar ne duhet të shfrytëzojmë rastin sepse janë disa lojtarë të rëndësishëm të cilët nuk po arrijnë të stabilizohen në skuadrat e tyre dhe ata do të kërkojnë mundësi më të mira diku tjetër.
“Nuk do të jap emra, por janë disa mundësi të mëdha që ne duhet ti kapim.