Skuadra e Juventusit po bën gati ofertën për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munchenit, Martin Demichelis, shkruan të martën "Gazzetta dello Sport". Demichelis ka humbur vendin e titullarit te Bayerni dhe ka kërkuar të largohet nga skuadra bavareze gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Krerët e Juventusit tashmë kanë nisur bisedimet me Bayernin dhe përfaqësuesit e mbrojtësit Demichelis. Lojtari kërkohet edhe nga skuadra tjetër italiane, Fiorentina që këtë edicion po ka telashe me repartin e mbrojtjes.Nga: B.Dragusha