I përfunduar në shënjestrën e Felipe Melos (”Mbylle dhe kthehu në shtëpi, duhet të kesh më shumë respekt për Juven”), Xhixhi De Kanio, trajneri i Leçes, replikon: “Jam i befasuar nga deklaratat e Melos. Para ndeshjes Juve-Leçe kishte shfaqur stimën time për Del Nerin e skuadrës e tij.Kampionët që kanë qenë dhe janë te Juvja, asnjëherë nuk do t’ia lejonin vetes të sulmonin pa motiv trajnerin e një skuadre kundërshtare. Felipe Melo zgjodhi një rrugë tjetër. Që kur është në Itali ka lënë gjurmë para së gjithash për sjelljet e dhunshme në fushë dhe për stilin e treguar ditën pas shkarkimit të Ferrarës”.
Nga: Beslind Dragusha