Pas një fillimi jo të mirë, Palermoja e Delio Rosit ka filluar të “djegë karburantin”. Kjo edhe falë skuadrës siçiliane që ka treguar se nga cili “brumë” është gatuar. Por tani që mekanizmat po funksionojnë, publiku ka mundur të konstatojë shenja përmirësimi në skuadrën e Delio Rosit. Konfirmimi vjen edhe nga fjalët e presidentit, Mauricio Zamparini:“E kam thënë që mund të fitojmë edhe 5-6 ndeshje radhazi, jemi mirë. Jemi më të fortë se Juventusi, në përballjen me ta ne kemi diçka më shumë. Ndërkohë të shijojmë këtë moment të mirë deri në fund”. I kënaqur është edhe trajneri, Delio Rosi: “Shoh një Palermo në formë, në ndeshjen ndaj Bolonjës menduam se ndeshja mbaroi, ndaj dhe vuajtëm pak në fund. Pastore po bëhet dita-ditës një lider i kësaj skuadre. Kjo fitore ishte e nevojshme për t’u dhënë vazhdimësi rezultateve tona”.
Nga: Beslind Dragusha