22 tetor 2010

Cesar: Nuk e kthejmë Scudetton

Portieri i Interit, Julio Cesar, ka sfiduar autoritetet italiane, duke pohuar se Interi kurrë nuk do t’ia kthejë Juventusit titullin e vitit 2006, përderisa saga “Calciopoli 2” është në vazhdim e sipër.

“Ta kthejmë Scudetton? Pas gjithë asaj që ka ndodhur…”, theksoi Cesar për emisionin Chiambreti Night’.

“Unë respektoj lojtarët e Juventusit dhe tifozët Bianconer, por po mendoj për njerëzit te Interi, të cilët kanë qenë këtu më gjatë se unë, e të cilët kanë punuar shumë për ta fituar atë trofe”
.
“Nga ajo që dëgjoj, Juventusi paska marrë pak ndihmë. Ne do ta mbajmë Scudetton. Ka pasur njerëz prapa kuintave që kanë punuar vazhdimisht për t’u siguruar që ne të mos fitojmë asgjë”, deklaroi Cesar