Ciro Ferrara është emëruar si trajner i përfaqësueses së Italisë U-21, konfirmoi FIGC-ja në një komunikatë të lëshuar pasditën e të premtës.“Ciro Ferrara është trajneri i ri i kombëtares sonë U-21. Kjo është bërë e ditur sot pas një takimi të presidentit të FIGC, Giancarlo Abetes me Demetrioi Albertinin dhe Arrigo Sacchin. Ferrara do të ndihmohnet nga Angelo Peruzzi. Kontrata e Ferraras skadon në vitin 2013”, shkruan në komunikatën e FIGC.
Ferrara e zëvëndëson në postin e përzgjedhësit të Italisë U-21, Pierluigi Casiraghin. Ferrara ishte shkarkuar nga posti i trajnerit të Juventusit në shkurt, pasi e futi Zonjën e Vjetër në krizë të thellë.