12 tetor 2010

Buffon rikthehet në Janar

Portieri i parë i Italisë, Gianluigi Buffon pritet që të rikthehet në portë në janar të 2011-ës shkruan gazeta “theworldgame”.
Portieri i Juventusit ishte lënduar gjatë Botërorit me Azzuri në Afrikën e Jugut dhe ishte vënë në pikëpyetje rikthimi i tij.
Buffon ishte zëvendësuar gjatë ndeshjes me Paraguain pasi vuante nga boshti kurrizorë, me portierin e Bolonjës, ndërkaq tani porta e Italisë ruhet nga Emiliano Viviano, pasi skuadrën e ka marrë në dorë trajneri Cesare Prandelli.
Rikthimi i Buffon do të thotë se ai do të jetë edhe kapiten i skuadrës pasi që Fabio Cannavaro është pensionuar nga futbolli me kombëtaren italiane.
Ka pasur po ashtu spekulime që Buffon ka ftohur marrëdhëniet e tij ditëve të fundit me Zonjën e Vjetër dhe ai nuk do të rikthehet në ekip pas rikuperimit të tij, por 32 vjeçari i ka siguruar tifozët se di do të rimbetet në Torino deri në pensionimin e tij.