Në ditët e fundit, emri i Momo Sissokos është lakuar nga shumë skuadra si Genoa, Napoli, Real Madrid dhe Wolfsburg, por sipas menaxherit të lojtarit, për momentin asnjëra nga këto skuadra nuk ka vënë kontakt me të.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. Duhet të bisedoj me Juventusin dhe vetëm kur drejtuesit bianconerë do të më thonë që kanë ndërmend ta shesin lojtarin, atëherë do të fillojmë t’i shikojmë gjërat konkretisht, përndryshe Momo vazhdon të stërvitet mirë me skuadrën dhe dëshiron të fitojë një vend në formacion bazë të Juves.
“Lojtari është i qetë, ai është një profesionist dhe luan për një skuadër të madhe. Nuk e di nëse Juve dëshiron ta shesë, duhet të bisedoj me ta, por tani për tani nuk kam në agjendë ndonjë takim me drejtuesit bianconerë” u shpreh menaxheri i Sissokos, Jose’ Seugi.