Felipe Melo e ka marrë përsipër rolin e ambasadorit të Juventusit në Brazil.
Lojtari brazilian ka aaritur një marrëveshje me Globoesporte për të promovuar Juventusin në Amerikën e Jugut.
“Dëshiroj që ju të njiheni me Juventusin” shkruan Melo. “Për ata që nuk e njohin, Juve është skuadra me më së shumti tifozë në Itali.
“Rreth 30% e italianëve e mbështesin këtë klub historik, i cili ka fituar më së shumti tituj në Serie A.
“Jam krenar që i mbroj ngjyrat e kësaj skuadre. Ne kemi një terren modern të stërvitjeve me shtatë fusha dhe me të gjithë infrastrukturën që një lojtari i nevojitet”.