19 dhjetor 2009

Zabaleta edhe katër vite në Manch. City

Mbrojtësi argjentinas 24-vjeçar Pablo Zabaleta ka nënshkruar me skuadrën e tij Manchester City një kontratë të re për katër vjet e gjysmë. Zabaleta në verë të vitit 2008 erdhi në Man. City nga Espanyoli, dhe ishte anëtar i Kombëtares së Argjentinës, e cila në Lojërat Olimpike në Pekin fitoi medaljen e artë. Zabaleta shpreson që të luajë në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut, ndërsa të premten zgjodhi statusin e tij në klub në shtigje të gjata.