19 dhjetor 2009

Evra: Do të bëjë gjithçka që ta ndal Beckhamin

David Beckham, i cili nga janari do të luajë në radhët e AC Milan, kishte dëshiruar në prag të hedhjes së shortit për të tetën e Ligës së kampionëve që të ndeshet kundër Manchester Unitedit. Beckhamit dëshira iu plotësua, kështu që pas shtatë viteve do të kthehet në Old Trafford si lojtar, por kësaj radhe kundër skuadrës së “tij” Manchester United, për të cilën luajti prej 1993 deri më 2003. Reprezentuesi francez Patrice Evra, lojtar i krahut të majtë i Manchester Unitedit, mund ta ketë për detyrë që ta ruajë Beckhamin në dy ndeshjet. "Beckhami ka bërë shumë gjëra të mira për Manchester Unitedin, ndaj me këtë rast mund t’i dëshiroj mirëseardhje në Old Trafford. Mirëpo, në terren do të bëjë gjithçka që është në fuqinë time që ta ndal dhe kontributi i Beckhamit të jetë i pahetueshëm. Shpresoj të mos jetë i disponuar për lojë kundër nesh ", ka deklaruar Evra.