06 dhjetor 2009

Villarreal e Valencia shënojnë fitore

Skuadra e Villarrealit ka shënuar fitore me rezultat prej 3-2 në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në El Madrigal kundër Getafes.
Për vendasit shënuan Capdevila (17’ dhe 87’) dhe Cazorla (67’), ndërsa për mysafirët shënuan Leon (3’) dhe Soldado nga pika e bardhë (52’).
Fitore ka shënuar edhe Valencia si mysafir i Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.
David Villa (61’) dhe Jeremy Mathieu (83’) shënuan për Los Che, ndërsa të vetmin gol për vendasit e shënoi Muniain (58’). /