06 dhjetor 2009

Roma fiton derbin e kryeqytetit

Giallorossët kanë dalë fitues në Derby Della Capitale kundër Lazios në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Olimpico.
‘Armata Romake’ ka shënuar fitore minimale përballe rivalit të përjetshëm nga kryeqyteti italian, Lazio.
Tri pikë të rëndësishme Romës ia siguroi mbrojtësi Marco Cassetti në minutën e 78-të të takimit.
Pas kësaj fitoreje, Roma ngritët në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Fiorentinan dhe Genoan, që mbajnë pozitat pesë dhe shtatë, respektivisht.