25 dhjetor 2009

Valencia nuk ngutet për Emeryn

Valencia nuk ngutet të vazhdojë kontratën me trajnerin Unai Emery. Pas një fillimi të dobët të sezonit, Valencia përsëri është kandidate për katër pozitat e para në La Liga.
Drejtori sportiv i klubit, Fernando Gomez, ka theksuar se drejtuesit e klubit dëshirojnë të presin përfundimin e sezonit para se të vendosin rreth marrëveshjes së re me Emeryn.
“Në rast të trajnerit Emery ne duhet të analizojmë situatën. Mendoj se në këtë rast duhet të presim përfundimin e sezonit”, tha ai.