26 dhjetor 2009

Jones kërkohet nga Aston Villa

Aston Villa ka hyrë në garë me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit të Sunderlandit, Kenwyne Jones, kanë bërë të ditur mediet angleze të premten.
Sunderland do të vlerësojë ofertat për yllin e Trinidad e Tobagos, i cili ka humbur vendin në ekipin e parë, pas shkëlqimit të Darren Bent këtë sezon.
Aston Villa i është bashkuar Liverpoolit dhe Evertonit në garë për transferimin e 24 vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit. Jones vlen rreth 12 milionë funta.