
Ndërkaq, tani për tani i duhet të mendojë për golat, sepse duhen edhe 13 për të arritur kuotën 200 (që nga fillimi i kampionatit ka shënuar 9). “Të arrish në kuptën e 200 golave është absolutisht diçka fantastike dhe besoj se do t’ia dal”, nënvizoi Toti.
Në lidhje me kontratën e re 5-vjeçare me Romën ai shtoi: “Të dy palët e kemi firmosur, tani pres që Roma ta depozitojë. Sinqerisht, nuk e di pse nuk e ka bërë akoma këtë gjë”.