03 dhjetor 2009

Tirana ka bërë një hap para

Skuadra e futbollit Tirana ka bërë një hap para në renditjen vjetore të klubeve, të publikuar nga Instituti i Statistikave dhe Historisë së Futbollit (IFFHS). Kampionët e Shqipërisë renditen në vendin e 300-të, duke fituar plot 33 pozicione në krahasim me një vit më parë. Në këtë renditje, Tirana ka bërë ndërrim me Vllazninë, e cila humbet plot 48 vende pasi tashmë renditet në pozicionin e 346-të. Përsa i përket skuadrave të kreut, Manchester United ndodhet në vendin e parë me 317 pikë, i ndjekur nga Chelsea me 299, Barcelona 292, Hamburgu 274, Shakhtari 274, Werder Bremen 264, Arsenali 252, Estudiantes 239, Cruzeiro 235 dhe Galatasaray 220.