03 dhjetor 2009

30 milionë dollarë për kampionin e botës

FIFA me 30 milionë dollarë do të shpërblejë fituesin e Kampionatit Botëror që do të mbahet në vitin 2010 në Afrikën e Jugur. Institucioni më i lartë (FIFA) do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 kombëtare finaliste në Kupën e Botës 2010. Kampionia merr 30 milion dollarë, kombëtarja finaliste humbëse 24 milionë dollarë. Vendi i tretë 24 milionë dollarë dhe ai i katërt 20 milionë dollarë. Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke.