16 dhjetor 2009

Të shtunën finalja e kupës së botës, Barcelona - Estudiantes

Kampioni i Evropës, Barcelona, synon edhe kupën e botës për skuadrat në futboll. Barcelona të shtunën do të takohet me njërën prej skuadrave më cilësore të Argjentinës, Estudiantes. Barcelona hyri në finalen e kupës së botës, pasi mundi me rezultat 3:1 Atlanten nga Meksika. Kjo ndeshje është zhvilluar në Stadiumin "Sheikh Zayed" në Abu Dhabi. Të parët në epërsi kaluan meksikanët me golin e shënuar në minutën e 5-të nga futbollisti Guillermo Rojas. Barcelona e barazoi në minutën e e 35-të nëpërmjet Sergio Busquets. Golat e fitores i shënuan Messi (55') e Pedro (67’).