16 dhjetor 2009

Galliani: Mos ma kujtoni Calciopolin, nuk ka transferime në Janar

Zëvëndës presidenti i Milanit Adriano Galliani përjetoi shumë gjatë çështjes Calciopoli 2006, dhe premtoi që kjo çështje nuk do diskutohet më.
“ Kam vuajtur shumë, edhe fizikisht. Pas vitit 2006 i kam premtuar vetes se nuk do flas më për çështjen Calciopoli.”
“ Nuk dua të kujtoj se çfarë i ndodhi Milanit gjatë këtyre viteve.”
“ Isha drejtori i vetëm që nuk isha i involvuar në gjyqin e Napolit ( aty ku u dënua Giraudo me tre vite burg.)”
I pyetur se a do të ketë transferime në Janar, Galliani tha se përveç Beckhamit dhe Adiyah askush nuk do të vie për shkak të politikave të Berlusconit.
“ Në Janar do të vijnë vetëm Beckham dhe Adiyiah. Transferime tjera nuk do ketë. Kështu thotë Berlusconi.” Përfundoi Galliani.
Milani takohet me Fiorentinën të shtunën me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e fundit për vitin 2009.