15 dhjetor 2009

Sukseset e Renovës erdhën në periudhë të shkurt kohore

Për vetëm gjashtë vite KF Renova , nga liga e tretë kualifikohet në atë të parën. Dy herë prezantohet në kupat Evropiane, ndërsa përherë të parë në sezonin e këtij kampionati bëhet kampion i vjeshtës. Meritorë për të gjitha këto të arritura janë sponsorët e klubit vëllezërit Shefki dhe Qenan Idrizi, si dhe ata të cilët derdhin djersën në mënyra të ndryshme në përkrahje të këtij klubi.
Sezoni vjeshtor në ligën e parë ka përfunduar me tre ndeshjet e që u zhvilluan të dielën në kuadër të javës së 18-të. Kampion i sezonit me 42 pikë të fituara është klubi futbollit “Renova” nga Xhepçishti. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Horizont Turnovës stafi drejtues, ai teknik, futbollistët dhe personeli tjetër ndihmës si dhe përfaqësuesit mediumeve janë mbledhur në restorantin “Elektra” në Tetovë për të festuar këtë sukses shumë të madh jo vetëm, të këtij ekipi por edhe i gjithë rajonit të Pollogut dhe më gjerë

Klubi i futbollit Renova është vazhdimësi e klubit të futbollit Shkumbini që u themelua në vitin 1999, ndërsa fal pronarëve të ndërmarrjes gjigante “Renova” nga vera e 2003, ky klub bëhet pronë e vëllezërve Shefki dhe Qenan Idrizi. Në kampionatin 2003/04 si kampion i ligës së tretë në grupin veri perëndim, luajti në balotazh me Vardarin e Negotinës dhe doli fitues pas ekzekutimit të penaltive . Në kampionatin 2004’05 luajti në ligën e dytë dhe në fund të kampionatit arrin të kualifikohet në ligën e parë.

Nga kampionati 2005/06 klubi futbollit “Renova me sukses luanë në elitën e futbollit të Maqedonisë. Dy herë është pjesëmarrëse në kupat evropiane së par luajti në Inter toto në vitin 2008 kur edhe arriti suksesin më të madh duke eliminuar NK “Rjeka” 0-0 dhe 2-0, ndërsa në xhiron e dytë pësoi nga FC Hapoel Bnei Sahin nga Izraeli. 1-2 dhe 0-1, ndërsa këtë vit si ekip i tretë në kampionatin republikan përfaqësoi shtetin në kupat evropiane dhe u skualifikua në ndeshjen e parë nga skuadra Bjelloruse “Dinamo” Minsk . Ekipi në kampionatin e ri 2009/10startoi me qëllim të vetëm që kësaj radhe të bëhet kampion i Maqedonisë dhe mu për këtë arsye përgatitjet filluan në kohë, u përforcuan me emra të njohur të futbollit dhe si pasoj e gjithë këtij organizimi të nivelit të lartë sollën edhe frytin e punës dhe djersës së derdhur. Nga 17 ndeshje të zhvilluara në sezonin vjeshtor ekipi ka shënuar 13 fitore, 3 barazime dhe 1 disfatë, sulmi i Renovës ka të shënuara gjithsejtë 39 gola, ndërsa mbrojtja ka pranuar vetëm 11 gola, ndërsa janë grumbulluara 42 pikë apo 5 pikë më tepër se rivali kryesor për titullin e kampionit Rabotniçki që ka të zhvilluara 18 ndeshje me 37 pikë të tubuara. Nga gjithsejtë 39 golat e shënuar Besart Ibraimi me 12 dhe Boban Jançevski me 11 gola i prijnë listës së lojtarëve më efikas në ekip. Fitoren më të thellë e ka arritur në javën e 9-të kundër Sileksit në cilësinë e mysafirit 5-0. Pra sukseset e drejtueseve të këtij klubi mund të thuhet se janë arritur për një periudhë kohore prej gjashtë viteve , prej kur klubi gjendet nën ombrellën e vëllezërve Shefki dhe Zmadho pamjen,...
Por për këtë sukses meritor janë edhe anëtarët e kryesisë në radhë drejtori sportiv Lirim Saiti, koordinatori Enver Sulejmani, sekretari i përgjithshëm Xhevdet Rustemi, sekretari teknik Vloran Bexheti, stafi teknik Vllatko Kostov, Faruk Jonuz, Bujar Islami, Samet Zejneli, mjeku Taxhedin Jonuzi, fizioterapeuti Isam Emini, dy ekonomët portierët Lubo Kovaçeviq, Armend Elezi, Ferat Abduli , futbollistët Agron Memedi, Faruk Statovci, Fisnik Gashi, Marjan Mickov, Vladimir Despotovski, Igorçe Stojanov, Muharem Bajrami, Vullnet Emini, Fisnik Nuhiu, Besart Ibraimi, Ismail Ismaili, Ylber Aliju, Bllagojçe Todorovski, Festim Ademi, Boban Jançevski, Argjend Gafuri, Aleksandër Angelovski, Darko Ignjatovski dhe të tjerët të cilët gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këtë sukses.
Gjithsesi se nuk duhet të harrohen as kontributin e atyre dashamir të futbollit të cilët gjithmonë ishin në përkrahjen e klubit, ndërsa patjetër duhet veçuar kontributin e tyre pikërisht në ndeshjen kundër rivalit dhe fqiut të parë Teteksit, në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit kur fitorja erdhi në minutën e 92-të me golin e Besart Ibraimit, atmosferë kjo që do mbahet mend Ylber Aliushumë gjatë.Ylber AliuPra, titulli i kampionit për sezonin vjeshtor është vetëm një udhërrëfyes për sukseset e radhës të këtij ekipi që janë të projektuara për të ardhmen. Kjo me siguri do të ndodhë pasi Drejtuesit e KF Renova kanë vizion afat gjatë.