15 dhjetor 2009

Ku po shkon futbolli Maqedonisë ?

Derisa Renova me meritë të madhe bëhet kampion i gjysmë sezonit me 42 pikë, nga ana tjetër Makedonija Gj.P, Slloga Ju dhe Vardari bojkotojnë garat. Pse ?
Vetëm tre ndeshje janë zhvilluara në javën e fundit të sezonit vjeshtor në kampionatin 2009/10 në ligën e parë republikane të futbollit pas bojkotit të tre skuadrave shkupjane Makedonija Gj.P, Slloga Jug dhe nga dita e djeshme edhe e Vardarit. Me një fjalë tre ish kampionët republikan definitivishtë kanë vendosur që të braktisin garat në kampionatin e Maqedonisë dhe tani me siguri pritet që të ketë reagime edhe nga vetë UEFA dhe FIFA pasi FFM- është anëtare e këtyre asociacioneve të futbollit.

Por dilema pas përfundimit të pjesës vjeshtore të kampionatit ku deshëm apo s’deshëm të pranojmë megjithatë ka parregullsi dhe këtu vërtet pësojnë ata të pafajshmit në këtë rast skuadra e Renovës ekip e cila si asnjëherë deri më tani bindshëm pa ndonjë konkurenc të denjë është pozicionuar e para me 42 pikë. Nga ana tjetër është për tu habitur fakti se dikujt kjo i konvenon që ekipet sipas dëshirës së vetë të largohen nga garimi si pasoj e asaj se askush nuk ka depozituar garanci së pas fillimit gjegjësisht gjatë garimit nuk do të ketë largime.


Por ja që këtu në futbollin e Maqedonisë çdo gjë është e mundshme dhe askush askujt nuk i jep llogari, edhe pse klubet siç është Renova, Rabotniçki ,... janë duke investuar me të madhe, por shtrohet pyetja tani kur tre ekipe po bojkotojnë çka më tutje?
Përndryshe nga tre ndeshje sa u zhvilluan vendasit shënuan dy fitore, ndërsa ndeshja në Manastir përfundoi me barazim.
Kampion i sezonit vjeshtor është skuadra e Renovës me gjithsejtë 42 pikë të tubuara.

Edhe kjo ndeshje dëshmoi para syve të opinionit se Besart Ibraimi vërtet është futbollisti numër një në futbollin e Maqedonisë dhe nuk ka ndonjë konkurenc të denjë, kjo me siguri ka rënë në sy edhe tek ata të cilët duhet të vendosin për më të mirin gjatë vitit 2009. Çdo vendim tjetër që do të del nga FFM-ja do të ishte një padrejtësi e llojit të vetë ashtu siç ishte në vitin 2007, kur totalisht u injorua Nderim Nexhipi atëherë lojtari më mirë në vend.
Për në fund duhet theksuar se është mirë që përfundoi pjesa e parë e kampionatit dhe tani me gjakftohtësi dhe të shqyrtohen të gjitha pakënaqësitë që dalin nga ana e klubeve qoftë ato që janë “rebelizuar” apo qoftë nga individ, përndryshe lirisht mund të shtrohet dilema “Quo vadis futbolli i Maqedonisë” apo “Ku po shkon futbolli i Maqedonisë” dhe pse ?