03 dhjetor 2009

Speciale - Derbi D’Italia fakte : Juventus vs Inter

Derbi D’Italia takon Juventusin me Interin në njërin prej rivaliteteve më interesante dhe tensionuese të kalendarit të Serie A. A e keni ditur që termi Derbi D’Italia është përdorur për herë të parë nga Giovanni Luigi Brera në vitin 1967.

Këto përplasje gjithnjë sjellnin spektakël dhe kontraversitet. Rivaliteti mes tifozëve Bianconer dhe Juventin u rrit ndjeshëm viteve të fundit, sidomos pas Calciopolit ku dy tituj të Juventusit ju dhanë Interit.

Të shtunën mund të vendoset fati i Scudettos pasi që një humbje e Juventusit do të thoshte Bye Bye L’Championat.

Juventusi dhe Interi janë dy skuadrat më të suksesshme në Itali. Zonja e vjetër ka fituar :

27 Scudetto edhe pse insiston se duhe të jenë 29 që nga koha kur Serie A kishte filluar më 1898.

Interi ka fituar 17 Scudetto, dhe Juventusi siç shihni është skuadra më e suksesshme.

Nuk duhet harruar se Juventusi lindi në vitin 1897 kurse Interi doli në skenë më 1908.

Janë luajtur gjithsejt 211 Derbi D’Italia gjatë gjithë këtyre viteve në të gjitha garat, 152 prej të cilave janë zhvilluar në Serie A. 76 prej tyre janë zhvilluar në Torino dhe Juventusi ka avantazh të madh.

Juventusi ka fituar 52 takime, në 14 ka barazuar dhe humbi 10 herë në shtëpi. Në këto takime Juve ka shënuar 137 gola dhe ka pranuar 60 gola. Juventusi ka një përqindje të lartë të fitores prej 68,42 % si vendas.

Interi nuk e ka mposhtur Juventusin në Torino që katër vite. Duhet të kujtoheni në sezonin 2004/05 që të shikoni një rezultat pozitiv.

Si Interi, ashtu dhe Juventusi në Torino nuk din për fitore prej vitit 2005. Zonja e vjetër atë kohë fitoi titullin por ju dha Interit pas Calciopolit.

Hera e fundit kur ky derbi përfundoi me barazim ishte në Prill. Sfida mbaroi 1-1 me golat e Mario Balotellit që është një tmerr edhe sot e kësaj dite për Juventinët, dhe barazimi nga Zdenek Grygera.

Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero është golashënuesi më i mirë i Juventusit kundër Interit me 8 gola.

Nga ana tjetër duhet të përmendet se kapiteni Nerazzur Javier Zanetti nuk ka shënuar asnjëherë ndaj Juventusit që nga ardhja e tij te Inter më 1995.

Njeriu i vetëm i cili kishte shënuar në Torino për Interin nga skuadra aktuale është Mario Balotelli.

Juventusi ka pësuar këtë sezonë tre humbje kurse Interi vetëm një. Nerazurët dështuan ndaju Sampdoriës, kurse Juventusi u gjunjëzua, nga Cagliari, Napoli dhe Palermo.

Interi është në vendin e parë të tabelës së Serie A, dhe ka mbrojtjen më të mirë me vetëm 11 gola të pranuara së bashku me Barin. Interi ka poashtu sulmin më të mirë me 33 gola, 7 më shumë se rivalët nga Torino.

NDESHJET Juventus - Inter mund ti gjeni edhe ne brendesin e web faqes www.grandejuve.tk