17 dhjetor 2009

Sisoko: Racizëm? Ndeshjet duhen pezulluar

Momo Sisoko, midis zhgënjimeve me Juventusin dhe ato personale për shkak të dëmtimeve, që deri tani e kanë lejuar të luajë në pak ndeshje, Mesfushori nga Mali ka dëshirë të ndihmojë skuadrën, por nuk mundet. “Jam i zhgënjyer për mënyrën se si kanë shkuar gjërat në Champions. Këtë vit besoja se do të shkonim deri në fund. Por kampionati është akoma i hapur dhe do të doja të ndihmoja shokët e mi të skuadrës”.

Ndërkohë, të hënën në mbrëmje në “Olimpiko” të Torinos do të zhvillohet një miqësore multiraciale midis yjeve ndërkombëtarë të futbollit për të grumbulluar fonde kundër sëmundjes SLA (sëmundje që godet sistemin nervor). Një gjest bamirësie multietnik, që rindez diskutimet në lidhje me racizmin dhe me koret kundër Balotelit që janë dëgjuar javët e kaluara: “Nuk është racizëm, por injorancë. Jam gati të ndalem, të ndërpres ndeshjen nëse një gjë e tillë do të përsëritej”, ka thënë Sisoko.