07 dhjetor 2009

Serie A: Mourinho suspendohet, Lazio, Roma dhe Juventus dënohen

Aplauzi Sarkastik i Jose Mourinhos ndaj gjyqtarit Massimiliano Saccani pas ndeshjes të cilën Interi e humbi 2-1 ndaj Juventusit, i kushtoi portugezit me një suspendim prej një ndeshje.

Mourinho filloi të duartrokas për golin e Melos, dhe u përjashtua. Ai do ta shikoj sfidën ndaj Atalantës nga tribunat.

Një deklaratë nga Serie A thotë :

“ Trajneri i Interit Jose Mourinho është dënuar me një ndeshje suspendim, pasi që kontestoi ekipin e arbitrave, dhe bëri një aplauz ironic për arbitrin kryesor.”

Trajneri i Atalantës Antonio Conte do ti bëj shoqëri Mourinhos në Atletti Azzurri D’Italia pasi që edhe ai është i suspenduar.

Roma, Lazio dhe Juventusi nga ana tjetër kanë marrë dënime të rënda për telashet në organizimin e takimit.

Roma do të paguaj hiq më pak se 40 mijë euro për mos radhitje të duhur të tifozëve gjë për të cilën u ndërpre dhe ndeshja.

Juventus morri një dënim ‘’ të lehtë ‘’ pasi që kaloi vetëm me 25 mijë euro për ‘’ këngët raciste ‘’ ndaj Mario Balotellit.