07 dhjetor 2009

Ferrara: Dua Juventusin e Interit

Trajneri i Juventusit Ciro Ferrara shpreson që ta shoh skuadrën e tij sikur ndaj Interit të dielën, një ditë para se ta mirëpres Bayernin në Olimpico për ndeshjen kryesore të sezonit.

“ Kjo është një finale për ne, dhe dua ta shoh ekipin që e mposhti Interin.”

“ Ne po luajmë për të kaluar grupin, dhe janë disa aspekte të rëndësishme që duhet ti shikojmë.”

“ Kjo është finale edhe për Bayernin. Të dyja ekipet do japin maksimumin, por do të jetë vetëm një fitues.”

“ Unë dua të shoh vullnetin dhe urrinë të cilën e treguam dhe ndaj Interit. Nëse ekipi im do ta rishfaq këtë atëherë do të jem i kënaqur.” Përfundoi Ferrara.