22 dhjetor 2009

Seedorf: Lojtarët e Juves dhe I... ekspertë për simulime

Mesfushori i Milanit Clarence Seedorf ka akuzuar lojtarët të cilët simulojnë, duke aluduar në ata të Juventusit dhe Interit, të cilët sipas tij shfaqin lëndime të rreme dhe rotullime në fushë pa kurfarë nevoje. Ai beson se këta lojtarë duhet të mësojnë nga Premier Liga.
“ Simulimi? Nuk është njëjtë në të gjitha kampionatet. Në Premier Ligë nuk simulohet.”
“ Mendoj se këtu do të bënin punë rregullat e rougbit. Kur dikush është i shtrirë, lëreni të hyjë mjeku, ta nxjerrin jashtë fushe dhe loja le të vazhdoj. Do të ndihmonte sepse 10 lojtarë do ishin herë në njërën anë e herë në anën tjetër, dhe kjo nuk i konvenon asnjë skuadrë.”
“ Dhe me simulim, edhe nëse do të nxiheshin nga kamerat, arbitrat nuk i shohin. Asgjë nuk i ndodh atij lojtari. Ky është realiteti i lojës sot. Nëse një lojtar është aktor i mirë, dhe e bën atë në momentin e duhur, ai mund të ketë përparësi.”
“ Këto janë mundësitë e lojës sot. Nuk mund ta fajësoni lojtarin nëse rregullat janë kështu, edhe pse unë mendoj se lojtarët që bëjnë këtë e kanë gabim dhe se duhet të mundohen të jenë sa më sportiv.”
“ Në ndeshjen e fundit mes Juventusit dhe Interit, isha mjaft i zhgënjyer në një pikë të takimit kur dy lojtarë në një duel ishin goditur, të dytë kishin rënë në tokë, dhe mbanin duart në fytyrë, edhe pse ishin goditur diku tjetër.”
“ Me këtë nuk respektohet loja. Është sikur të jesh një aktor si kryepersonazh. Mos u bëni ashtu.” Përfundoi Seedorf.