22 dhjetor 2009

Flamurtari përzë tre futbollistë të huaj

Skuadra e futbollit Flamurtari nga Vlora ka përzë tre futbollistë të huaj, kur duhet të luhet edhe një javë nga përfundimi i pjesës së parë të këtij stinorit vjeshtor. Sulmuesi slloven Djukiç, mesfushori brazilian Flavio Junior dhe braziliano Robert Alvizh u përjashtuan për shkak të përformancës së dobët. Disa javë më parë, Flamurtari i vendit të fundit (14 pikë në 16 javë) kishte përjashtuar sulmuesin korçar Marius Ngjela dhe mbrojtësin kroat Marko Bashiç. Shefi i klubit Geri Cipi dhe Magani bënë një vizitë në Micigora të Bosnjës, aty ku dhe mendohet se do të zhvillohet faza përgatitore dimërore e vlonjatëve.