03 dhjetor 2009

Ronaldo ka frikë nga Manchester United

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dëshiron të shmangë ndeshjen me ish-klubin e tij Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Portugezi verën e kaluar u largua nga Old Trafford për të kaluar në Santiago Bernabeo për një shumë rekorde prej 94 milionë eurosh.“Nuk dua të luaj kundër Manchester United. Do të ishte ndjenjë e çuditshme nëse luaj kundër tyre. Sir Alex Ferguson më ka ndihmuar shumë në karrierë. Isha atje për gjashtë vite dhe ai më mësoi shumë gjëra”.“E kam ruajtur të njëjtin raport me të. Ai është mik imi shumë i mirë. Ende i kam të njëjtët miq. Flas me Wayne Rooney, Nemanja Vidic, Rio Ferdinand, Nani, Patrick Evra, Anderson”, ka thënë Ronaldo./