18 dhjetor 2009

Ronaldinjo: Milani është jeta ime

Deklaratë dashurie e Ronaldinjos në ditëlindjen e klubit kuqezi (110 vjeç, 1989-2009). “Milani është jeta ime, këtu jam i lumtur, - tha braziliani. - Merita është e Berluskonit, që besoi tek unë. Jam shumë i lumtur për besimin që m’u dha këtë verë. Është një motiv më shumë për të punuar mirë dhe shpërblyer besimin, duke dhënë më të mirën time, sepse skuadra mund të kthehet te fitorja. Berluskoni ka bërë shumë që unë të vija tek Milani. Për mua, presidenti është numri një, - vazhdon sulmuesi kuqezi. - Tani shkojmë në Firence dhe shpresojmë ta mbyllim vitin me një fitore. Fiorentina është një skuadër e fortë, por ne kemi shumë dëshirë të kthehemi në shtëpi me tri pikët”.