19 dhjetor 2009

Reali shqyen Zaragozën

Real Madridi ka shkatëruar Real Zaragozën në Santiago Bernabeu me rezultat 6-0 duke u afruar kështu në dy pikë me liderin Barcelonën.
Përderisa Barcelona po fiton tituj, Real Madridi po ndan përgjysmë gjithçka që po gjen përpara.
Në fakt ndeshja ishte përcaktuar në 30 minutat e para.
Demolimi i Zaragozës filloi në minutën e 3 kur Higuain ishte i pamëshirshëm dhe shënon për epërsinë e parë.
Kushtet klimatike ishin tepër të vështira në Bernabeu. Kjo gjë ndikoi që të mos ketë dhe aq shumë tifoz në stadium.
Van der Vaart e ndez atmosferën me dy gola të tij brenda 2 minutave, 26’ dhe 28’, 3-0 Real Madrid. Van der Vaart me këto dy gola duket të ketë përjetuar një ringjallje, dhe nëse vërtetë kjo ka ndodhur, vaj halli për portierët e La Ligas.
Gonzalo Higuain shënon dhe golin e dytë në këtë takim në minutën e 34 për 4-0 dhe një pushim më se të relaksuar.
Në pjesën e dytë shohim një listë të stër-zgjatur të shënuesve. Tani e kishte radhën i preferuari i juaj ( tifozëve të realit ) Cristiano Ronaldo. Ndodhi kjo në minutën e 50.
Tani mbetej që të shënonte dhe…dhe…dhe…Karim Benzema. Francezi kompleton ç’montimin e Zaragozës.
Real Madrid kështu i afrohet në dy pikë kampionit të botës Barcelonës, kurse nga ana tjetër Higuain barazohet me gola me golashënuesin më të mirë deri tani David Villa të cilët kanë nga 12 gola.Zaragozës natyrisht se nuk do ti bie ndërmend më të vij në Bernabeu, apo jo?