19 dhjetor 2009

Getafe befason Sevillën

Getafe ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim kundër Sevillës me rezultat 1-2.
Padyshim heroi i kësaj ndeshje ishte Soldado duke shenuar dy gola për Getafen. Të parin e shënoi në minuten e 12 ndërsa të dytin në minutën e 33.
Krejt qka arritën të bëjnë lojtarët vendas në këtë ndeshje ishte zbutja e rezultatit në minutën e 51 me Negredo.
Getafe me këtë fitore mbetet në vendin e 8 me 24 pikë dy më pak se Deportivo la Coruna dhe Atletico Bilbao që është në vendin e gjashtë respektivisht të shtatin, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 3 me 30 pikë, dy më shumë se Valencia që nesër e zhvillon ndeshjen si mysafir kundër Deportivo La Coruna.