02 dhjetor 2009

Ranieri: Duam të vazhdojmë në Europa League

Duam të vazhdojmë në Europa League Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka theksuar rëndësinë e dy ndeshjeve të radhës për skuadrën kryeqytetase.
Të enjten Giallorossët janë nikoqirë të Bazelit (Europa League), ndërsa të dielën mbrëma zhvillojnë derbin lokal- ‘Derby della Capitale’, kundër Lazios. “Bazeli, pastaj Lazio? Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Dëshirojmë të vazhdojmë tutje në Evropë, mirëpo do të jetë vështirë nëse nuk e mposhtim Bazelin”, u ka thënë Ranieri gazetarëve dhe ka shtuar se kapiteni Francesco Totti do të jetë në fushë për të fituar ndeshjen. /Telegrafi/