02 dhjetor 2009

Messi: Të gjithë lojtarët e Barcës e meritojnë Topin e Artë

Superylli i Barcelonës, fituesi i sivjetmë i Topit të Artë, Lionel Messi, ka deklaruar se cilido nga bashkëlojtarët e tij te Barca meriton ta fitojë çmimin prestigjioz.
Pasi ishte i treti në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008, argjentinasi dominoi me 473 pikë (240 pikë më shumë se Cristiano Ronaldo) këtë vit duke u shpallur fitues i Topit të Artë nga revista France Football.
“Cilido nga bashkëlojtarët e mi do të mund ta fitonte, sepse secili prej tyre e meriton”, u ka thënë Messi gazetarëve.