24 dhjetor 2009

Puyol: Arritja jonë do të çmohet më vonë

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, mendon se ende nuk po vlerësohen aq sa duhet të arriturat e skuadrës së tij gjatë vitit që po lëmë pas.
“E dimë se kemi bërë diçka të rëndësishme, e cila vështirë përsëritet, dhe mendoj se me kohë do ta vlerësojmë më shumë”.
“E kemi arritur këtë falë punës së madhe, dhe gjëra të këtilla nuk ndodhin vetëm ashtu”.
“Kemi një shpirt të madh ekipor, dhe secili nga ne shtyn në drejtim të njëjtë, dhe këtë mund ta shihni në fushë”, ka thënë spanjolli për FCBarcelona.cat.