24 dhjetor 2009

Allardyce ia tërheq vërejtjen McCarthyt

Menaxheri i Blackburnit Sam Allardyce ia ka tërhequr vërejtjen sulmuesit të tij Benn McCarthy se është koha që të nis të shënojë gola, në të kundërtën duhet të largohet nga klubi. Benny McCarthy këtë vit nuk është duke luajtur aspak mirë që flasin edhe statistikat. Ka luajtur në 11-të ndeshje në Premiership dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Fat pati vetëm në kupën e Ligës ku në tri ndeshje shënoi po aq gola. Menaxheri i Blackburnit Sam Allardyce ngadalë po e humb durimin dhe haptas ia ka bërë të qartë se duhet të përmirësojë shumëçka në lojën e tij, dhe sa më parë të zgjohet, në të kundërtën mund të shkojë..